Doreza klasike

Dorezat janë një element i rëndësishëm i derës: ato nënvizojnë stilin e saj, duke e theksuar dhe shprehur karakterin që ka. Kjo është arsyeja pse i kushtohet një rëndësi e madhe anës estetike, që të mund  të integrohen më së miri në kontekstin e arredimit të tyre. Në kategorinë e dorezave klasike do gjeni një gamë të gjerë dorezash me finitura natyrale bronxi, kromi, nikeli, ari dhe argjendi gjithashtu dhe elementë Swarovski.

Zgjedhja e dorezës së duhur nuk është një detaj për tu lënë pas dore, ato janë një element i rëndësishëm për të plotësuar dizajnin e derës tuaj. Klasike, moderne apo të ndërthuruara, tek ne do t’i gjeni të gjitha!

Doreza Moderne

EMSH Distribution disponon një gamë të gjerë dorezash moderne që iu përgjigjen të gjitha kërkesave dhe shijeve tuaja.

Për t’u konsideruar një dorezë moderne, kërkon disa kërkesa të domosdoshme që mund të plotësohen me finitura të përshtatshme të llojit, krom saten, krom të ndritshëm, nikel saten, të zezë dhe të bardhë. Struktura e dorezës moderne ka tendencë të jetë e pabarabartë, ka dorezën katrore dhe këndore, dorezën  me vija të buta dhe të rrumbullakosura apo dorezën me onde .

Siç e thamë, zgjedhja është e larmishme, ju vetëm duhet të vlerësoni bazuar në ambientin dhe mobiljet tuaja.

Doreza Inoks

Ekziston një arsye pse inoksi përdoret në kaq shumë ambiente industriale; arsyeja është se inoksi është një nga metalet më të fortë dhe reziston gjatë në kohë. Inoksi gjithashtu nuk ndryshket lehtë dhe ruan pamjen e shkëlqimin e tij  për vite me radhë edhe në klima të ashpra. Prandaj përdoret kaq shpesh në kuzhina dhe banjo, pasi është një nga të vetmet metale që mund t’i rezistojë lagështisë.

Një nga arsyet pse inoksi është kaq rezistent ndaj ndryshkut është sepse ai nuk ka pore që uji të depërtojë në të. Meqenëse nuk ka pore, kjo gjithashtu e bën higjienik pasi nuk ka çarje në të cilat të fshihen bakteret dhe papastërtitë.

Përveç avantazheve të përmendura ato gjithashtu gjenden ne forma, modele dhe ngjyra të shumëllojshme. Ju mbetet juve të zgjidhni më të mirën!

Doreza me Strukturë Porcelani

Dorezat me strukturë porcelani janë një kategori dorezash me stil klasik mjaft të veçantë dhe unik që plotësojnë në të njëjtën kohë të gjitha standartet teknike dhe estetike.

Jo vetëm kaq, të gjitha dorezat që ne ofrojmë përveçse janë tepër cilësore dhe estetikisht të bukura materialet që përdoren janë miqësore ndaj mjedisit.