null

Jeni një projektues?

Arkitektët e projektuesit tek ne mund të gjejnë produkte dhe zgjidhje teknologjikisht inovative, cilësore dhe estetikisht të bukura.

null

Jeni një profesionist?

Iu japim garancinë për t'iu propozuar klientëve tuaj produkte cilësore dhe jetëgjatë. Ne vazhdimisht jemi në kërkim të teknologjive dhe modeleve të reja posaçërisht për sistemet e sigurisë, dyert dhe aksesorët e saj duke zgjeruar kështu gjithmonë e më shumë gamën e produkteve tona.

null

Individ/Biznes?

Nëse po kërkoni produkte apo sisteme sigurie dhe akses kontrolli për shtëpinë apo biznesin tuaj mund të na kontaktoni ose mund të vini në showroom-in tonë për të parë nga afër produktet tona inovative.

Para se të zgjidhni një produkt, zgjidhni një partner të besueshëm

Gjatë 30 viteve eksperience ne industrinë e prodhimit jemi bërë ekspert të fushës dhe një partner i besueshëm në industrinë e dyerve, dhe pajisjeve të saj. Kemi kuptuar që mënyra më e mirë për t’iu ndihmuar t’i bëni projektet dhe biznesin tuaj sa më të suksesshëm dhe të sigurt është duke ju ofruar produktet cilësore, shërbimet dhe mbështetjen e duhur.

Duke qenë të vetëdijshëm për faktin se pjesa e sigurisë dhe e menaxhimit të akses kontrolleve evoluon vazhdimisht me teknologji dhe produkte të reja, edhe nevojat e konsumatorëve në mënyrë të pashmangshme janë të destinuara të ndryshojnë me kalimin e kohës. Prandaj ne nuk ndalemi së përmirësuari produktet tona duke iu ofruar gjithmonë zgjidhje inovative që përmirësojnë dhe lehtësojnë menaxhimin e sigurisë së shtëpisë, biznesit apo çdo ambjenti tjetër.
Ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh në varësi të kërkesave specifike të çdo sektori.

Gjejmë së bashku, hap pas hapi, zgjidhjen e duhur për ju

  • null

    Dëgjojmë dhe kuptojmë kërkesat tuaja

    Vetëm duke dëgjuar mund të kuptojmë nevojat reale dhe të gjejmë së bashku zgjidhjen e duhur, duke garantuar kështu kënaqësinë e plotë të klientëve tanë.

  • null

    Propozojmë produkte dhe zgjidhje

    Në bazë të kërkesave tuaja ekspertët tanë iu propozojnë produktet dhe zgjidhjet që duken më të përshtatshme. Më pas bashkarisht vendosim atë që është e duhura për ju.

  • null

    Instalimi

    Për t’iu garantuar funksionimin e duhur të produkteve dhe sistemeve të sigurisë, teknikët tanë bëjnë instalimin  e tyre shpejt dhe pa rrëmujë.

  • null

    Gjithmonë të disponueshëm

    Edhe pas shitjes së produktit ne jemi gjithmonë të disponueshëm për çdo kërkesë apo shërbim.

EMSH Distribution

ZGJIDHJA ME E MIRE PER JU

Angazhimi ynë për ju

Mbështetja e klientëve tanë është po aq e rëndësishme sa edhe ofrimi i produkteve me cilësi të lartë. Marrëdhëniet tona nuk mbarojnë me shitjen e produktit. Ky është vetëm fillimi për një partneritet afatgjatë. Kjo është arsyeja pse ne jemi  rregullisht pranë klientëve për të kuptuar se çfarë ju nevojitet. Përpiqemi t’ju sigurojmë të gjitha mjetet e mundshme që ju nevojiten për të zgjidhur një problem duke përmirësuar kështu mënyrën e funksionimit. Jemi gjithmonë vetëm një telefonatë larg, nëse keni nevojë të bisedoni me ne.