Siguri dhe mbrojtje maksimale ndaj zjarrit

Dyert kundra zjarrit janë dyer të veçanta që, falë materialit dhe strukturës qe kane , i rezistojnë flakëve, dhe ofrojnë avantazhin e të qenit në gjendje të izolohet zona ku bie zjarr.

Eshtë një sistem mbrojtje kundër flakëve, me rëndësi të madhe për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe tymit midis zonave të një ndërtese dhe për të ofruar një rrugë efektive shpëtimi për njerëzit.

Zgjidhja perfekte per struktura spitalore, arsimore, qendra tregtare, biznese etj.

Aksesore dhe Elemente Sigurie

Modelet e Disponueshme

Out Of Stock

Dyer Kundra Zjarrit

  • Dyert kundra zjarrit janë rezistente ndaj temperaturave dhe tymërave.
  • Pjesa e brendshme është e përbërë nga material izolues me mbrojtje të ndryshme dhe me aksesorë në varësi të nevojave të klientit.
  • Fleta e derës është e përbërë nga llamarinë e galvanizuar 8/10 me trashësi 60 mm.
  • Kasa është e përbërë nga trashësi llamarine 15/10 e përforcuar nga të katër anët nga nje element metalik.
  • Bravë strandarte me cilindër e pajisur me kapak mbrojtës dhe shtrese celiku.
  • Dera është e pajisur nga një sistem antipanik i cili realizohet nga një dorezë me ulje vetëmbyllëse.