Rehati dhe komfort për të ftuarit tuaj

Siguria e dhomës është thelbësore në sektorin e mikpritjes. Bravat elektronike me kredenciale të koduara dhe funksionimi me anë të Bluetooth përmes telefonave inteligjentë garantojnë komoditetin dhe sigurinë që mysafirët kërkojnë dhe që hoteli dëshiron.

Në industrinë e hotelerisë ne përpiqemi të ofrojmë zgjidhje të integruara të sigurisë për t’iu përshtatur hoteleve të çfarëdo madhësie; nga sistemet e hyrjeve, pajisjet e dyerve, sistemet e hyrjeve elektronike dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave.

Kompleti elektronik i Aries paraqet zgjidhjen ideale për nevojat e hotelit. Mund të integrohet edhe me programin e palëve të treta; minimalist dhe me stil, siguron një lehtësi ekstreme të instalimit, duke përmirësuar kontekstin e luksit. Të ftuarit tani mund të hapin dyert e dhomave me një kartë, e cila aktivizohet vetëm në momentin e check-in dhe çaktivizohet në momentin e check-out.

Gjithashtu një vend i sigurt në dhomë (kasaforta) përmirëson perceptimin e klientit për sigurinë dhe rehatinë duke garantuar besimin se sendet e tyre janë në kujdestari të sigurt edhe kur ata janë larg nga dhoma.

hotel room security

Përmirësoni shërbimin dhe sigurinë e përgjithshme të vizitorëve tuaj, duke krijuar një përshtypje të parë të përsosur, duke rritur besnikërinë dhe duke i  bërë ata të kthehen herë pas here.

dere me sistem antipanik

Dyer & Sisteme Sigurie

  • Dyer me sistem antipanik
  • Dyer me sistem antipanik kundra zjarrit
  • Dyer me sistem elektromagnetik
  • Dyer me mbyllje automatike

PRODUKTIVITET I STAFIT

Kur arrini të modifikoni aksesin e një punonjësi shpejt dhe pa rishpërndarjen e kartave apo çelësave të hotelit, ju rritni produktivitetin. Operatorët mund të aktivizojnë ose çaktivizojnë aksesin për çdo pikë të caktuar të hyrjes pa qenë e nevojshme të shkojnë te dera. Duke rishikuar të dhënat historike, ju mund të matni kohën që kalojnë punonjësit në aktivitete të ndryshme; për shembull, sa kohë duhet për të pastruar një dhomë.

SIGURI

Ju mund tu jepni akses të ftuarve tuaj duke përdorur çelësa fizikë siç janë kartat e aksesit ose shirita dore, si dhe çelësat dixhitalë që mund të ruhen në smartphone-in e të ftuarit tuaj. Nuk keni pse të shqetësoheni më për humbjen e çelësave fizikë. Këto mund të çaktivizohen fare thjeshtë nga smartphone-i i administratorit me anë të argo app.

KOMODITET PER TË FTUARIT

Ju mund të zbuloni se kush kalon në çdo pikë hyrje/dalje, si dhe vendndodhjen e secilit që ka akses në hotel. Gjithashtu mund të zbuloni se kush hyn brenda dhe kush del jashtë. Të ftuarit tuaj do të ndihen më të qetë duke ditur se ekziston një gjurmues dixhital që di se kush hyn në dhomën e tyre.

Produkte inovative dhe të teknologjisë së fundit për sigurinë e biznesit tuaj të mikpritjes

Aries Smart – Electronic trim set

Kompleti elektronik Aries Smart është një nga produktet e ISEO Zero1 që mund të kontrollohet duke përdorur aplikacionin Argo, nga smartphone i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android. Me anë të Argo App mund të shtohen, fshihen apo modifikohen lejet e hyrjes së derës. Falë lehtësisë dhe fleksibilitetit të instalimit, Aries Smart mund të instalohet në pothuajse çdo derë që aktualisht është në treg, dhe është krijuar që të jetë në përputhje me shumicën e bravave mekanike.

 

Kerko me shume info

Libra Smart – Cilindër elektronik

Cilindri elektronik Libra Smart është një nga produktet e ISEO Zero1 që mund të kontrollohet duke përdorur aplikacionin Argo, nga smartphone i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android. Me anë te Argo app mund të shtohen, fshihen apo modifikohen lejet e hyrjes së derës. Njësia Libra Smart funksionon me bateri, dhe mund të instalohet lehtësisht në dyert e reja dhe ato ekzistuese: mund të përdoret me çdo lloj brave mekanike që përshtatet me cilindrat e profileve evropianë, dhe nuk kërkon instalime elektrike, duke lejuar kështu që një cilindër mekanik të zëvendësohet lehtësisht nga një cilindër elektronik.

Kerko me shume info

Stylos Smart – Lexues kredencialesh

Lexuesi i kredencialeve Stylos Smart  është një nga produktet e ISEO Zero1 që mund të kontrollohet duke përdorur aplikacionin Argo nga smartphone, i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android. Me anë te Argo app mund të shtohen, fshihen apo modifikohen lejet e hyrjes së derës.

 

Porosit tani

LE TË FLASIM

Flisni me një nga ekspertët tanë për të mësuar më tepër se si mund ta çoni në një nivel tjetër sistemin tuaj të sigurisë dhe akses kontrollit.