Description
Është çertifikuar sipas standardit Evropian EN1125 dhe është markuar me CE, nëse kombinohet me aksesorët specifik dhe bravat e dyerve rezistente ndaj zjarrit.
Ajo gjithashtu ka fituar certifikimin vullnetar të ICIM, i cili ka kërkesa më të rrepta sesa certifikimi CE.
Shiriti i saj i funksionimit karakterizohet nga një linjë e rafinuar estetikisht dhe versioni PVD i çelikut të pandryshkshëm, është perfekt për vendet në të cilat shiriti gjithashtu kërkohet të ketë një element dekorativ.
Funksionaliteti i saj përmirësohet më tej nga mbrojtja antibakteriale AntiGerm, një trajtim i veçantë që lëshon jone argjendi për tërë jetën e produktit:
nuk kërkon mirëmbajtje dhe e bën këtë pajisje të përsosur për tu përdorur në ndërtesa në të cilat higjiena dhe mbrojtja shëndetësore janë të rëndësishme dhe thelbësore.
Karakteristikat teknike:
- Certifikuar sipas standardit Evropian EN1125 me markimin CE (nëse kombinohet me aksesorët e saktë dhe bravat e dyerve rezistente ndaj zjarrit)
- Në dispozicion në versione të ndryshme: çelik inoks PVD, e zezë, gri metalike, Endur4nce
- Mbrojtja AntiGerm antibakteriale
KATALOG DHE BROSHURA