Libra – Cilinder elektronik

Cilindri elektronik Libra është një nga produktet e gamës së ISEO Zero1 që mund të menaxhohet nga seritë e sistemeve të akses kontrollit të V364. Falë instalimit të tij të shpejtë dhe të lehtë, ky produkt është një zgjidhje ideale e kontrollit të aksesit për dyert e sapoinstaluara, si dhe për dyert ekzistuese për zëvendësimin e cilindrave mekanikë të profilit Europian. Për më tepër, njësitë funksionojnë me bateri dhe nuk kërkojnë lidhje elektrike, duke siguruar kështu fleksibilitet maksimal dhe kosto të ulët instalimi. Eshtë e mundur të përdorni lloje të ndryshme të pajisjeve hapëse, duke përfshirë kartat e rrëshqitjes, RFID dhe smartphone.

Description

Dizajni i tij unik dhe inovativ, i kombinuar me gamën e ngjyrave dhe modeleve të disponueshme, lejon që të futet në mënyrë harmonike brenda konteksteve arkitekturore më të kërkuara.
Cilindri elektronik i Libras u zgjodh për Indeksin e Dizajnit ADI 2013, dhe u nderua  me çmimin Compasso d’Oro në edicionin e 23-të. Ai ishte gjithashtu midis finalistëve të IFSEC Security & Fire Excellence Awards 2014, dhe ështe nominuar për German Design Awards 2015.


DATASHEET


MANUAL  


KATALOG & BROSHURE