Zgjidhje dinamike dhe fleksibël për të garantuar mbrojtje dhe siguri maksimale për biznesin tuaj

Sistemet e akses kontrollit u krijuan për përcaktimin e rregullave të hyrjes në zonat që do të kontrollohen duke siguruar dhe lehtësuar operimin e stafit të pranishëm në ndërtesë në kohë reale.

Falë sistemeve tona të akses kontrollit  për biznese mund të administroni sigurinë e zonave dhe ndërtesave në kohë reale, duke kryer monitorim të plotë të mjediseve të mbrojtura. Sistemi V364 nga ISEO është zgjidhja ideale për organizatat që kërkojnë shumë lloje kredencialesh me standarde të larta sigurie dhe lehtësi përdorimi.

Mënyrë e re për të menaxhuar derën tuaj

Ajo që e bën sistemin kaq unik është fakti se V364 kombinon cilindrat mekatronikë F9000 dhe bravat e sigurise RFID me kredencialet mobile në një zgjidhje fleksibël të kontrollit të aksesit pa kabllo dhe të thjeshtë për tu instaluar e konfiguruar.

Celësat mekatronikë F9000 janë të përshtatshëm për mjediset ku ka rrezik nga
shpërthimi pasi ato përputhen me direktivën ATEX dhe mund të përdoren gjithashtu në një sistem Master Key me cilindra mekanikë F9.

Instalimi i cilindrave F9000 nuk kërkon instalime elektrike pasi burimi i energjisë është në vetë çelësin.

Produkte të sistemit të menaxhimit V364