Kur bëhet fjalë për sigurinë në shtëpi, një derë sigurie është hapi i parë ku duhet filluar sepse është linja e parë mbrojtese kundër ndërhyrjeve të mundshme.
Dyert e sigurisë gjithashtu japin përshtypjen se shtëpia është e siguruar mirë dhe vepron si një pengesë për ndërhyrësit e mundshëm. Ekspertët kanë thënë se kur ndërhyrësit shohin dyert e sigurisë ata jo vetëm që fizikisht janë të penguar për të hyrë brenda, por psikologjikisht mendojnë se është shumë e rrezikshme edhe nëse do të kalonin derën e sigurisë. Një derë sigurie jo vetëm që është e vështirë të kapërcehet, por ndalon shumë hajdutë të mos e provojnë.
Një aspekt tjetër mjaft i rëndësishëm për mbrojtje maksimale janë elementët shtesë të derës që përdoren: brava, deviator, limitator, kunja sigurie, të cilët tek ne gjenden në shumëllojshmëri llojesh dhe modelesh duke filluar nga më të thjeshtat deri tek ato të teknologjisë më të fundit.